Nuk ka më hatërmbetje/ Iliri dhe Sabiani sërish shokë

Balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtari Sabiani, siç duket e kanë lënë pas mërinë mes njëri-tjetrit.

Dy Ish banorët e Big Brother, u bënë shokë brënda shtëpisë më të famshme por më pas si pa kuptuar gjërat mes tyre ndryshuan shpejt dhe raporti miqësor u prish.

Kohët e fundit duket se marrdhënja e tyre është përmirësuar. Vetëm pak ditë më parë Iliri ka publikuar një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes.

Mes shumë urimeve, binte në sy komenti i Sabianit. “Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, ishin fjalët e Sabianit.

Normalisht, nuk ka munguar dhe një përgjigje nga Iliri. Kujtojmë që në një intervistë të pak muajve më parë në“Abc e pasdites” Iliri ndër të tjera tha se kur fillon abuzimi në miqësi ajo nuk është më miqësi.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe për sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim…

La çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat