Presidenti Biden thirrje kompanive të karburantit: Ndaloni së përfituari nga lufta

Në fjalimin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden kritikoi kompanitë e kryesore të naftës që po nxjerrin fitime të mëdha, ndërsa amerikanët, të lodhur nga inflacioni, po paguajnë shuma të konsiderueshme për të furnizuar makinat e tyre.

Industria e naftës “nuk e ka përmbushur zotimin e saj për të investuar në Amerikë dhe për të mbështetur popullin amerikan”, tha ai. Ata nuk po nxjerrin thjesht fitimet që u takojnë, tha ai, ata po bëjnë “fitime aq të larta sa është e vështirë të besohet,” tha Presidenti Biden.

Fitimet e tyre janë një përfitim i papritur i luftës”, tha ai, duke iu referuar konfliktit që po shkatërron Ukrainën dhe duke shtuar se ata kanë përgjegjësinë për të vepruar.

Presidenti Biden tha se kompanitë e naftës dhe gazit duhet të investojnë fitimet e tyre për uljen e kostove për amerikanët dhe rritjen e prodhimit dhe se nëse nuk e bëjnë këtë, ai do t’i kërkojë Kongresit të shqyrtojë mundësinë e detyrimit të kompanive të naftës që të paguajnë gjoba tatimore dhe të përballen me kufizime të tjera.

Deklarata erdhi ndërsa vazhdon përballja me çmime të larta të karburanit dhe ndërsa votimet janë vetëm një javë larg.VOA

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat