Atletiko Madrid jashtë kupave të Europës/ Simeone, bën thirrje për unitet

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, bëri thirrje për unitet pas humbjes 2-1 në Porto.

Atletiko dhuroi një paraqitje jo të mirë ditën e djeshme teksa vetëm në 25 minutat e para të ndeshjes u gjend në disavantazhin e dy golave, ndërsa golin e vetëm e shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Ky rezultat bëri që Atletiko jo vetëm të dilte jashtë Champions League por edhe jashtë Europa League, pasi ajo u rëndit në vendin e fundit në grup.

Në përfundim të ndeshjes Simeone u tregua i kujdeshëm, duke bërë thirrje për të qëndruar të bashkuar pas një periudhe të keqe që po kalon skuadra nga madridi kohët e fundit.

“Ju mund të jeni gjithmonë më keq. Duhet të shqetësoheni për të ditur se ku jemi tani dhe të përmirësoheni,” tha Simeone.

“E vetmja mënyrë për të dal nga situata si kjo është të qëndrojmë bashkë dhe të përfshijë të gjithë, klubin, njerëzit, ne – së bashku”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat