Armando Broja: “Jam krenar që vij nga Shqipëria, e dashuroj faktin që vij nga ai vend”

Ditën e mërkure ishin ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Uefa Champions League. Një nga ndeshjet ishte Chelsea- Dinamo Zagreb, ku në intervistë për mediat ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja.

Ai foli rreth ndeshjes, por në fund të intërvistës nuk mund ti shpëtonte një pyetje lidhur me problematikën e emigrantëve Shqiptar në Britani të Madhe.

Gazetari britanik: Jam kurioz të di, si ndjehesh si një djalë i ri që u rrit në këtë vend?

Kjo gjë nuk e stepi aspak sulmuesin e kombëtares tonë, i cili ndër të tjera u shpreh se: “Jam krenar që vij nga Shqipëria, e dashuroj faktin që vij nga ai vend”

“Nuk kam lexuar shumë për atë që po ndodh por përsonalisht gjithmonë e them se jam krenar që vij nga Shqipëria. Prindërit e mi kan lindur aty, origjina ime është aty. E dashuroj faktin që vij nga ai vend. Të luaj për kombëtaren, për mua është nder i madh. Nuk kam lexuar shumë për (emigrantët), por unë mund të flas për veten time. Jam krenar që vij nga andej, nga një vend i mrekullueshëm” tha Broja.

Armando Broja

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat