“Bëhuni gati!” / Trump paralajmëron rikandidimin në vitin 2024

Ndërsa zgjedhjet afatmesme afrohen dhe shpresat republikane për rimarrjen e Kongresit rriten, duket se është çështje se kur, jo nëse, Donald Trump do të shpallë kandidimin e tij të tretë në Shtëpinë e Bardhë.

Figura të ndyshme nga media dhe politika janë shprehur të sigurt mbi rikandidimin e Trump, por janë gjendur përballë pyetjes nëse do të kandidojnë sfidues të tjerë të mëdhenj.

“Nëse presidenti Trump kandidon, do të jetë shumë e vështirë për çdo republikan që ta mposht!”- tha per AP , Reince Priebus, ish-kryetari republikan që u bë shefi i parë i stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump.

Kandidimi për president mund të ndihmojë Trumpin të shmangë ose të ndërlikojë hetime të shumta për sjelljen e tij. Ai mbetet në rrezik ligjor në lidhje me tentativën për përmbysje zgjedhore, në Gjeorgji si dhe rreth 6 janarit; mbajtjen e tij të të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë; punët e tij të biznesit, objekt i padive civile dhe penale; dhe një padi për shpifje nga një shkrimtare që thotë se e përdhunoi. /The Guardian

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat