Kieran Tierney mesazh Mikel Artetës, rriten mundësitë e transferimit

Arsenali siguroi një kalim të sigurt në 1/16 e Ligës së Evropës të enjten falë një goli të shkëlqyer të Kieran Tierney dhe mbrojtësi i Topçinjve dëshiron të mbajë vendin e tij nën drejtimin e Mikel Artetës. Ata rezervuan biletën e tyre për në 1/16 e Ligës së Evropës me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj FC Zurich.

Kieran Tierney shënoi golin e vetëm të ndeshjes për t’i dërguar Topçinjt si fitues të grupit. Ndryshe nga United, i cili tani do të marrë pjesë në një raund play-off kundër një skuadre të zbritur nga Liga e Kampionëve shkurtin e ardhshëm në përpjekje për të vazhduar ecurinë e tyre në kompeticion europian.

Tani duke e ditur internerarin e ndeshjeve të tyre për fillimin e vitit 2023, Mikel Arteta dhe të mëdhenjtë e Arsenalit mund të shikojnë më tej drejt së ardhmes, me planet e transferimeve për dritaren e janarit që thuhet se tashmë janë në fuqi.

Duke qenë në krye të Premierligës me vetëm dy ndeshje për tu luajtur para pushimit të sezonit për Kupën e Botës, Topçinjtë do të duan të përfitojnë nga suksesi i tyre i ri në tregun e transferimeve.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat