Rita Ora: Ardhja në Angli ishte gjëja më e mirë që prindërit mund të bënin

Rita Ora, këngëtarja e famshme Britanike por me origjinë Shqiptare e Kosovës, ka dhënë një intervistë ku ka ndarë për publikun detaje mjaft interesante nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Rita u shpreh se mezi pret që të bashkëprezantojë me partnerin e saj regjisorin Taika Uaiti në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Music Awards 2022.

“Nuk kemi punuar kurrë më parë bashkë. Është mirë të jem në gjendje të bëj diçka argëtuese me personin tim të preferuar.

Ne jemi i njëjti person. Është mirë të gjesh dikë me të cilin mund të argëtohesh, të punosh, dhe të respektosh punën e njëri-tjetrit”, tha ajo gjatë intërvistës në emisionin e Jonathan Ross.
Këngëtarja foli edhe për transferimin nga Kosova për në Britaninë e Madhe.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë”.

Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe ndoqën rrugën e tyre. Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë” shtoi më tej ajo.

Kujtojmë se artistja ka prezantuar edhe më parë MTV Music Awards, por këtë herë ajo do të jetë në shoqërinë e partnerit të saj.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat