Çfarë e shkaktoi “sherrin” virtual midis Ermal Mamaqit dhe Iva Tiços ?

Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi librin e tij të parë : “Në garë me veten” të cilin e përshkruajti si një nga projektet më të dashura për të. Dhe duket se pikërisht ky projekt ka shkaktuar një “sherr” virtual mes Ermalit dhe Iva Tiços.

Por si nisi e gjitha ?

Anisa Kushta, një emër i njohur në Instagram për humorin origjinal, dhe ironik , publikoi një postim : një fotomontazh ku Anisa citon së do të publikojë një libër i titulluar: “ Në garë me qentë e lagjes” , i cili nga titulli duket se i referohet librit të Mamaqit.

Dhe pikërisht në këtë postim, komentoi Iva Tiço, dhe më pas erdhi kundërpërgjigjja e Ermal Mamaqit si më poshtë:

Këto deklarata ju referua atyre të Ermalit vite më parë ku ai kishtë këshillonte nëpër trajnimet e tij që të mos lexohen romane duke i cilësuar ata si “budalliqe” që lexohen vetëm nga pensionistët .

“Mos lexoni budalliqe. Ka ca që lexojnë romane. Ok nuk kam ndonjë gjë konkrete kundër, po kush lexon më romane tani aman, vetëm pensionistët. Duhet të lexosh libra që kanë vlerë, libra që lidhen me profesionin tënd ose libra që lidhen me situatë që po kalon.”

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat