Kroaci-Marok e nisin Botërorin me barazim

Sfida e pare e grupit F mes Marokut dhe Kroacise, e zhvilluar ditën e sotme ka perfunduar me rezultatin e barabarte 0-0. Ndeshja e vlefshme për Qatar 2022, ofroi një lojë të ekuilibruar dhe me raste të pakta për shënim.


Të parët që kërkuan zhbllokimin e ndeshjes ishin Kroatët, me anë të Perisić, por topi kaloi ngjitur me portën kundërshtare. Në minutën e fundit të pjesës parë kombëtarja ballanike kishte një rast tjetër të mirë për të kaluar në avantazh por pritja e portjerit kundërshtar i mohoi golin Vlasić.

Në minutën e 51’ të ndeshjes erdhi goditja e parë e rrëzikshme e Marokenëve, por topi i goditur me kokë nga Mazraoui u neutralizua nga Livaković. Në të 65’ Hakimi provoi të surprizonte portierin kundërshtar por Livaković ishte pozicional dhe arriti ta priste topin. Edhe në vazhdim skuadrat provuan me raste të pakta të fitonin sfidën por gjithsesi nuk gjeten rrugën e rrjetës dhe ndeshja u mbyll me shifrat 0-0.

Pas kësaj ndeshje, Kroacia në ndeshjen tjetër në grup do luajë kundër Kanadasë. Kurse Maroku do sfidojë Belgjikën.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat