Ura e Zogut/Një “monument kulture” që rrezikon shembjen


Prurjet e larta të lumit Fan dhe Mat  kanë dëmtuar edhe  më shumë Urën e Zogut . Struktura e urës , e dëmtuar por lënë në harresë nga instutucionet përgjegjëse  pësoi dëmtime të mëtejshmë  jo vetëm në këmbët e saj por edhe në pjesën e harqeve. 

Reshjet e shumta të shiut mbrëmjen e kaluar, rrezikojnë çarjen e argjinatures dhe pērmbytjen e disa hektarëve toke në zonën e Lezhës.

Kujtojme që në vitin 1927 përfundoi ndërtimi i urës me harqe ose siç njihet ndryshe Ura e Zogut, sepse kjo urë u ndërtua me urdhër të mbretit Zog për t’u lidhur me Shqipërinë e sipërme, me Shkodrën, Lezhën, dhe vende të tjera.

Kjo vepër në atë kohë u konsiderua si një vepër monumetale, dhe një nga urat më të veçanta të Ballkanit por si çdo monument tjetër kulture në Shqipëri , sot ēshtë lënë në mëshirë të fatit .

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat