“Ishte një vajzë tepër e mirë por shumë naive dhe…”, Andi Artani flet për ndarjen me Gresën

Gresa Hoti dhe Andi Artani, janë dy ish-banorë të edicionit të parë të ‘BBVK’. Brenda asaj shtëpie ata krijuan një romancë e cila menjëherë pas daljes së dy banorëve i erdhi fundi.

Për Andin, historia e tyre ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të dashurisë që ai ka kaluar, të paktën kështu e thotë vetë ai.

‘Ja e kam kuptuar unë botën e saj, ja s’di a del ndonjë mashkull që ja kupton më mirë në një mënyrë të tillë dhe të thellë siç ja kam kuptuar unë, por ajo është çështje tjetër.’– është shprehur Andi.

Sipas tij, deklaratat që ka bërë Gresa janë pjesërisht të sakta, pasi ai thotë se ajo ishte një vajzë tepër e mirë po shumë naive dhe kjo gjë ka bërë që të kenë deri diku keqkuptime me njeri-tjetrin.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat