Shkodër/ Sulm me armë zjarri, 46 vjeçari plagos të riun dhe arratiset

Një ngjarje me shtëna me armësh zjarri janë shënuar pasditen e sotme (11 maj) rreth orës 16:00 në lagjen “Salo Salihi” të Shkodrës.

Shkak për të shtënat me armë zjarri dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur në kofshë 24 vjeçari Jaser Osmani i cili u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit G.M, 46 vjeç i cili pasi qëlloi me pistoletë të riun, ia ka mbathur nga vendngjarja.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat