Gjendet e vdekur reperja amerikane, ja cilat janë dyshimet e para…

Reperja amerikane, Enchanting, është gjetur e vdekur disa orë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i grupit “1017 Records”, reperi Gucci Mane.

Enchantingi, emri i vërtetë i së cilës ishte Channing Nicole Larry, vdiq në moshën 26-vjeçare.

Ditën e hënë qarkulluan lajme mbi vdekjen e saj, për t’u konfirmuar më pas nga Gucci Mane.

“Shumë i mërzitur që më duhet t’i them pushofsh në paqe një zonjeje të re kaq të mirë, një ylli të vërtetë.Do të na mungosh të gjithëve Chant” shkroi Gucci Mane.

26-vjeçarja nga Teksasi ishte tejet aktive në muzikë vitin e kaluar, mirëpo kishte kohë që nuk publikonte ndonjë projekt të ri.

Ditët e fundit, ajo ishte duke u trajtuar në spital, për mbidozë të narkotikëve.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat