Sulm me thikë në Gjermani, agresori ka therur tre persona përpara se policia ta ekzekutonte

Një burrë ka therur me thikë tre persona në qytetin e vogël të Wolmirstedtit në Gjermani, para se policia ta vriste, kanë njoftuar autoritetet gjermane të shtunën.

Tre personat e therur janë në gjendje të rëndë.

Prokuroria shtetërore nga qyteti i Magdeburgut ka thënë se sulmuesi fillimisht ka therur një të ri në një lokacion tjetër, e më pas ka sulmuar persona të tjerë teksa kalonte pranë një shtëpie ku kishte festë me rastin e fillimit të Evropianit.

“Grupi ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi private ku i gjeti sulmuesi.

Policia reagoi shpejt dhe vrau sulmuesin”, thuhet në deklaratë, siç raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.Hetimet për motivet e mundshme të sulmit janë duke vazhduar.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat