Kur do të fillojë “Big Brother VIP 4”? Ja përgjigjia e Ledion Liços…

Moderatori i njohur, Ledion Liço, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Gjatë intervistës me Ed Manushin, Liço foli si rrallëherë për jetën e tij personale.

Por jo vetëm kaq, pasi ai zbuloi edhe kur do të fillojë edicioni i katërt i reality show-t, “Big Brother VIP”.

Lidhur me eksperiencën e tij në BBV3, Liço tha se ‘ka qenë në nga përvojat më argëtuese të jetës së tij dhe mezi pret t’a bëjë prapë’.

Ndërkohë i pyetur se kur do të fillojë edicioni i ri, Ledioni u shpreh se ‘do presim pak’, duke shtuar më pas: “Por nuk është aq vonë sa mendoni sikurse nuk është aq herët sa mendoni”.

Manushi: E mbyllim këtë bisedë me pak “Big Brother”. “Big Brother VIP” sapo u mbyll, edicion i jashtëzakonshëm

Liço: Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq apo të njohur, apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë është ‘a u çlodhe?’. E në fakt i shoh pak i habitur me idenë që ‘a u çlodhe?!’, nuk është se isha duke hapur një hekurudhë të re. Për mua nuk ka qenë në asnjë moment punë e lodhshme, ishte një punë që të konsumonte kohën, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera pavarësisht se sa energjik ishe. Për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese të jetës sime dhe mezi pres t’a bëj prapë. Kjo është pak por e sigurt.

Liço: Do presim dhe pak. Por nuk është aq vonë sa mendoni sikurse nuk është aq herët sa mendoni. Pritja e duhur, të nxiheni pak.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat