Pelegrinazhi në Mekë kthehet në tragjedi, humbin jetën 550 besimtar për shkak të vapës

Të paktën 550 besimtarë kanë humbur jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme gjatë haxhit, pelegrinazhi kryesor mysliman në Arabinë Saudite perëndimore. Sipas ‘The Guardian‘, shumica prej tyre ishin egjiptianë.

Pelegrinazhi vjetor, i cili u mbajt nga e premtja deri të dielën, u zhvillua ndërkohë që në planet janë regjistruar temperaturat më të larta. Temperatura në Mekë shkoi në 51.8 grade celcius.

“323 pelegrinë nga Egjipti kanë vdekur, shumica dërrmuese për shkak të temperaturave shumë të larta”, thanë për AFP të martën dy diplomatë arabë, të cilët folën në kushte anonimiteti.

“Ata humbën jetën të gjithë për shkak të vapës, me përjashtim të njërit që vdiq pasi u plagos kur u shkel nga një turmë”, tha një nga burimet.

Haxhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe besimtarët që janë të aftë duhet të bëjnë pelegrinazhin madhështor të paktën një herë në jetën e tyre. Ky tubim fetar po vuan gjithnjë e më shumë pasojat e ndryshimeve klimatike.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat