E dhimbshme/ Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi

Ndërron jetë poeti dhe tekstshkruesi i njohur Agim Doçi.Ai ndodhej ne gjendje te renduar ditet e fundit ku pësoi hemorragji cerebrale. 

Doci ka lindur ne 9 maj 1948 dhe ka pasur nje karriere te spikatur si poet dhe autor tekstesh. 

Lajmi per ndarjen e tij nga jeta u publikua nga kengetarja Myfarete Laze.

“Lamtumir. Lamtumir , Agim Doçi.O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza.Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë , të bukur,e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.

Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar .Lamtumir Agim Doçi.Ngushëllime, Ngushëllime , se sot të gjithë me dashuri . Respekt, , të thonë:‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’”, ka shkruar Myfarete Laze në Facebook.

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948, ai ishte poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.

U arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj.Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë.

Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat