Ça tha Stresi në BBVK që nxiti reagimin e Flori Mumajesit ?!

Reperi Stresi ka folur së fundmi mbi karrierën e tij muzikore dhe është ndalur pikërisht tek roli i Flori Mumajesit në suksesine tij si artist.

Në një bisedë me Alisën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke folur për kantautorin e njohur, ai u shpreh se çelësi i suksesit të tij është Flori Mumajesi:

“Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika’, u shpreh Stresi.

Përkundrejt kësaj deklarate, ka reaguar edhe vetë Flori Mumajesi i cili është shprehur i suprizuar për mirë nga kjo deklaratë e reperit :

‘E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi’.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat