Iniesta: së shpejti rikthim në shtëpi?

Ish lojtari i Barcelonës Andres Iniesta e konsideroi rikthimin tek Blaugranat si rikthim në shtëpi, por për momentin ka vendosur të qendroj dhe një vit më shumë tek skuadra e tij në Japoni.

“Do të qendroj edhe një vit më shumë në Japoni pastaj do të shikoj. Do deshiroja shumë të rikthehesha tek Barça, ajo është shtepia ime, por akoma nuk e di në çfarë lloj pozicioni: trainer, drejtor sportiv apo ne ndonjë pozicion tjetër” këto ishin fjalët e Iniestës për La Gazzeta dello sport.

Duket se njërit nga lojtarët më të mirë që ka pasur Barcelona në historinë e saj, nuk i mungon dëshira e një rikthimi në shtëpi edhe pse këtë radhë jo si lojtar por në ndonjë pozicion drejtues.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat