Komisioni Europian për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz

Komisioni europian vlerëson ecurinë Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet të përparojë më tej se bashku me opozitën dhe shoqërinë civile.

Në projekt-raportin që pritet të publikohet të mërkurën, korrupsioni vijon të konsiderohet një shqetësim serioz, ndërsa vendi paralajmërohet se nismat për aministinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit europian. Një fushë ku shprehimisht shkruhet se nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes.

Sa i takon Kosovës, raporti shprehet se duhen përpjekje thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbine./VOA

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat