Xavi: përballja me Interin është “një finale”

Trajneri i Barcelonës, e ka konsideruar si mjaft me rëndësi perballjen e radhes në ligen e kampionëve përballë Interit.

Në sfidën e parë të zhvilluar në San Siro katalanasit humbën 1-0, ky rezultat e la klubin e La Ligës në vendin e tretë në Grupin C, në kuotën e tre pikëve nga tre ndeshje të zhvilluara.

Për momentin Barcelona ndodhet tre pikë prapa Interit të vendit të dytë dhe gjashtë nga liderët e Bayern Munich, një tjetër humbje do e bënte thuajse të pamundur kalimin në fazën me eleminim.

“Ne presim që Interi të luajë shumë ngjashëm me atë që luajti në Milano. Ata kanë një bllok të ulët, por ne kemi alternativa. Ne jemi gati, duhet të dukemi si Barça e 20 minutave të fundit në Milano. Është një finale për ne. ”, u tha Xavi gazetarëve gjatë konferencës së tij për shtyp.

Kujtojmë se Barça e nisi në mënyren më të mirë fazen e grupeve me atë fitore 5-1 ndaj Viktoria Plzen, më pas erdhen humbjet ndaj Bayernit dhe javen e kaluar edhe ndaj Interit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat