Barbana dedikim rrënqethës Vëllait të ndjerë: “edhe lumturia nuk është lumturi pa ty..”

U bënë plotë gjashtë vite që nga momenti kur pas një aksidenti të rëndë me motor humbi jetën Ergi Dini, një nga artistët e rinjë më të mirë të asaj kohe.

Ndarja e tij fizike nuk ka qenë dhe shpirtërore për të motren, Barbanën. Ajo e ka përjetuar shumë keq ikjen e tij, në gjithë këto vite në çdo rast të mundshëm e ka shprehur mungesen e Ergit.

Ditën e sotme, në përvjetorin e 28, artistja sërish i ka bërë të vëllait një dedikim të veçantë përmes rrjetit social Instagram. Ndonse e ka pasur të vështirë, Barbana ka mbledhur forcat dhe i ka kushtuar disa fjalë zemre Ergit.

“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im, Ergi! Sot do jepja gjithçka,edhe jeten time, të isha duke festuar per ty,por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall që më gërryen shpirtin çdo ditë. Edhe lumturia nuk është lumturi pa ty…Nga njëra anë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time,nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, -këto ishin fjalët e Barbanës për Ergin.

Nderkohë, shumë artistë të estradës apo figura publike të fushave të tjera i kanë shprehur ngushllime këngëtares.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat