Larg skenës për shumë kohë/ A po i rikthehet muzikës Flori Mumajesi?

Flori Mumajesi, këngëtari i mirënjohur i estradës shqiptare ka ngritur dyshimet se siç duket po i rikthehet sërish skenës.

Kujtojmë se Flori, prej shumë kohësh ka qëndruar larg muzikës. Ai u ka munguar ndjekësve të tij por gjithsesi nuk e ka ndaluar krijimtarinë, pasi ka krijuar këngë për artistë të tjerë.

Rasti i fundit është, ai i këngëtares me prejardhje greko-qipriote, Ivi Adamaou. Ajo është artistja e radhës, kënga e se cilës është produkt i Flori Mumajesit, kënga e saj do të publikohet me datë 17 tetor.

Ky informacion për fansat u bë publik nga vetë Flori, përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

Postimi i Flori Mumajesit në Instagram

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat