Shpërthimi i minierës në Turqi/ Deri tani 14 të vdekur dhe 21 të plagosur

Ka shkuar në 14, numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në veri të Turqisë. Ndërsa 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në informacionet e para rreth ngjarjes, flitej për rreth 50 të bllokuar brenda në thellësi të minierës.

Përpara se të ndodhte shpërthimi në minierë gjendeshin 87 punëtorë. Nga këta, 14 u shpëtuan menjeherë pasi ndodhi insidenti.

Nga pamjet e transmetuara në kanalet televizive turke, të afërmit e minatorëve shikojnë përpjekjet e shpëtimtarëve.

Disa punëtorë u nxorën dhe u dërguan me barela në ambulanca. Sipas guvernatorit të provincës, tetë nga puntorët arritën të dilnin vetë nga galeritë.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat