“Viti i Pablo Picasso” ekspozitë në New York për 50-vjetorin e vdekjes së tij

Viti i Pablo Pikasos, kështu është shpallur 2022-shi për të përkujtuar mjeshtrin e madh në 50-vjetorin e vdekjes. Bota e artit është mobilizuar për të organizuar 42 ekspozita me vepra të artistit modern më të famshëm dhe emblematik. Një prej tyre është zbuluar në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Veprat e tij kubiste, që prezantohen në muze, janë krijuar me traditën e vjetër “trompe l’oeil”  ose  “iluzioni optik”, teknikën e pikturimit të objekteve në një sipërfaqe dydimensionale, të duken tredimensionale.

Ekspozita titullohet “Kubizmi dhe Tradita e ‘Trompe l’Oeil’” dhe bashkëkuratorja Emily Braun rrëfen:

“Ne kurrë nuk e kemi parë punën e Pablo Picasso-s në këtë mënyrë. Ne asnjëherë nuk e kemi kuptuar dialogun e tij. Shpesh kemi parë ekspozita si: Picasso dhe tradita spanjolle, madje edhe Picasso dhe jeta e qetë, por jo Picasso dhe ‘Trompe l’Oeil’, dhe se si shumë nga mjetet e tij vijnë në mënyrë groteske dhe inteligjente, nëpërmjet kësaj tradite të gjatë shekullore.”

Në gjithë Botën janë organizuar 42 ekspozita që shënojnë këtë 50-vjetor të ndarjes nga jeta të artistit modern më të famshëm dhe emblematik.

Përgjatë 18 muajve të fundit nga Franca dhe Spanja, nisma e Vitit të Pikasos do të përfshijë 38 institucione shumë të rëndësishme të artit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Pablo Picasso lindi në qytetin spanjoll të Malaga në 1881 dhe vdiq në Mougins në rivierën franceze në 1973. Një seri bisedash për të dhe punën e tij do të mbahen gjithashtu krahas ekspozitës.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat