Aksident në Lezhë, plagoset një përson

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në dalje të qytetit të Lezhës tek vendi i quajtur kryqëzimi i Shëngjinit.

Nga përplasja e një veture me një motor ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas bluzave të bardha i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat