151 vjetori i lindjes së (Homerit Shqiptar) Gjergj Fishtës

Më 23 tetor 1871, lindi Gjergj Fishta, poet, dramaturg, prozator, publicist, klerik i lartë e politikan.

Lindi në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Ndoqi shkollat françeskane në Troshan e Shkodër. Studioi teologji, filozofi e gjuhë të huaja në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë, Livno, Kreshevo.

Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku vendosi shqipen si gjuhë mësimi.

Përfaqësoi shoqërinë “Bashkimi” më 1908 në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip.

Veprimtaria e tij letrare, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit.

Fishta ishte poet epik. “Lahuta e Malcis”, vepra e tij e pakrahasueshme i mori 40 vite punë. Kjo vepër është quajtur si “Iliada” shqiptare. Gjergj Fishta është quajtur si “Homeri Shqiptar” i krahasueshëm me Gëten e Danten.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat