Ultimatumit po i vjen fundi, a do hynë në grevë urie pedagogët?

Në orën 16:00 të ditës së sotme mbaron afati që pedagogët i kanë vendosur qeverisë për të kthyer një përgjigje pozitive për kërkesat e parashtruar prej disa javësh.

Një ditë më parë në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, deklaroi se nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e tyre, atëherë sot të paktën 10 pedagogë do të futen në grevë urie.

Sipas tij ky është stadi i fundit i kësaj proteste që po zhvillohet prej disa javësh, e shoqëruar me bojkot të mësimit në disa universitete.

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, vendosi që të propozojë rritjen e pagës. Bëhet fjalë një rritje prej 8% për personelin akademik.

Kjo rritje që shkon në total në masën 15% kërkohet duke iu referuar vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 647.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të kreut të Sindikatës së Punonjësve në Universitete Sandër Kovaçi në lidhje me përshkallëzimin e protestës së pedagogëve.

Rama shkruan se grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe dhe atdhe që sipas tij, vetëm Shqipërisë nuk i shërbejnë.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat