Rron Gjinovci : “Më vjen mirë që marrdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk janë të mira!”

Ish anëtari i partisë Vetëvendosje, analist, moderator Rron Gjinovci, ishte i ftuar pak ditë më parë në emisionin “Intervista e Buzhalës” me drejtues Berat Buzhalën. Në këtë intërvistë Gjinovci, foli rreth rrugëtimit të tij politik që nga fillimet e veta e deri tani.

Ndër shumë pyetje që ju bënë, ishte dhe një pikë mjaft e nxeht siç është bashkimi kombëtar. Në një moment Buzhala e pyeti: si të duken raportet Kurti-Rama? – Gjinofci u shpreh se e pëlqen faktin se ato nuk gëzojnë një marrdhënie të mirë.

Më tutje ai shtoi, kur thuhet bashkimi kombëtar më shqetëson dhe them më kë po doni me u bashku?! Si me u bashku me një vend që SHBA e sheh si vend favorit të krimit dhe drogës. Hiq, pa u pastru ai vend nga droga, krimi i oganizuar apo dhe politikanët e përfshirë në krim.

“Kur thonë shqiptarët me u bashku me Shqipërinë, pa u pastru ai vend prej krimit të organizuar, prej drogës, prej kryeministrave, prej politikanëve që janë të involvumë me mafjen, hiq dhe dhjetë vjet” tha ai.

“Departamenti amerikan i shtetit thotë se Shqipëria është vend tranzit i drogës, kotrabandës dhe krimit të organizuar dhe Edi Rama është përsoni favorit i Ambasadës Amerikane atje dhe në list të zezë futën Sali Berishën. Që 10 vjet është në qeveri Edi Rama, ti thu qysh nuk është ky në list të zezë por është ai? . Këto janë do anomali problematike”, shtoi ai.

Më pas Gjinovci u ndal tek potenciali i madh i Kosovës për të mbizotruar në ballkan. Ai e tha se Kosova në të ardhmen ka të gjitha mundësitë për të qenë si një Zvicër e vogël.

“Mendoj se Kosova është vendi më demokratik në ballkan, me krejt vendet fqinjë kur të duan ua majmë një akademi se qysh mbahen zgjedhjet, qysh pranohen zgjedhjet, qysh rezistohet, qysh shkon komflikti deri në tensionimin maksimal dhe më pas ç’tensionohet, fantastike është Kosova për këtë punë dhe më pëlqen tepër dhe jam shumë krenar për vendin tim”, u shpreh Gjinovci.

“Më pëlqen shumë Kosova për dallim nga shumë vende që kanë shumë më shumë zhvillim sportin, është tu marr medalje është tu i sakatu tjerët do me thënë Kosova ka potencial të jashtzakonshëm me qenë një zvicër e ballkanit. Shumë kisha pas qef me ndodhe kjo gjë gjatë kohës që unë jam gjallë, me pa që Kosova krejt vendet e ballkanit i zotëron, në kuptimin që ju thotë shihni si bëhet kjo gja. Kto që 100 vjet, 20, 30 vjet shtet asisen”,përfundoi përgjigjen.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat