Dy dekada larg ekranit pasi luajti në një film horror, rikthehet aktorja e famshme 

Aktorja e famshme Shelley Duvall në filmin horror të vitit 1980 “The Shining” shkëlqeu me interpretimim e saj brilant, por pas atij momenti ajo u largua nga akrtimi për rreth 20 vite. Aktorja amerikane, u bë e njohur në të gjithë botën krah Jack Nicholson, por 73-vjeçarja nuk arriti të përballonte stresin që i shkaktoi xhirimi i atij filmi dhe u largua.

lg.php.gif

Sipas Duvall, ishte regjisori Stanley Kubrick i cili “e shtyu përtej limiteve”, duke e lënë larg njerëzve të dashur. Ai rol në atë kohë i pati dhënë Duvallit një famë masive duke bërë që më pas të ishte pjesë e shumë roleve në filma si Popeye, Suburban Commando dhe Tale of the Mummy. 

Gjithsesi, në momentin që ajo ishte në kulmin e popullaritetit të saj, mori vendimin e papritur nga shumë fansa të saj për të lënë jetën e saj të lavdishme si aktore dhe për t’u kthyer në Teksas, vendlindjen e saj, duke u larguar nga kinematografia për dy dekada. Pas 20 vitesh, tashmë në moshën 73-vjeçare, Duvall është gati të rikthehet në ekranin e madh me filmin “The Forest Hills”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat