Real Madrid-Rayo Vallecano, mungon Karim Benzema për madrilenët

Karim Benzema nuk do të luajë për Real Madridin kundër Rayo Vallecano në ndeshjen e sotme.

Fituesi i Topit të Artë nuk u stërvit me Los Blancos të dielën në mëngjes, ndërsa ata përgatiten për udhëtimin e shkurtër në Vallecas dhe Carlo Ancelotti konfirmoi mungesën e tij diten e djeshme në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Karim nuk do të luajë. Ai u stërvit të premten. Ai ndihej mirë, por më pas i shkaktoi disa probleme, kështu që ai nuk do të jetë i disponueshëm”, tha Ancelotti për Marca.

Ekziston gjithashtu mundësia që francezi të humbasë ndeshjen e fundit para Kupës së Botës kundër Cádiz në Santiago Bernabéu të enjten më 10 nëntor.

Benzema nuk ka qenë në formacionin fillestar të Madridit që nga fitorja në Elche më 19 tetor. Që atëherë, kapiteni i Real Madridit ka luajtur vetëm 26 minuta, në fitoren kundër Celtic të martën.

Madridi do të kërkojë të ngjitet sërish në krye të tabelës, diçka që do ta arrijë me një fitore që do t’i vendoste mbi Barcelonën, liderët aktualë pas fitores kundër Almerisë në Camp Nou këtë javë.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat