Andrea Ndoj refuzon Shqipërinë për Greqinë /çfarë e shtyu lojtarin të bënte këtë zgjedhje?

Andrea Ndoj ka refuzuar ftesën e Edy Rejas për një grumbullim në dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë luajnë kundër Italisë dhe Armenisë këtë nëntor. Mbrojtësi i Olympiacos, edhe pse në 23 shtator debutoi me U-21 e Alban Bushit duke pranuar ftesës.

Ndoj u bashkua me Shqipërinë një muaj e gjysmë më parë, edhe pse kundër dëshirës së të atit. Në pak muaj gjërat ndryshuan rrënjësisht. Teksa përmes një e-mail në zyrat e FSHF njoftoi se nuk dëshiron të jetë më pjesë e kuqezinjve, duke dashur të vijojë karrierën me Greqinë. 

Sipas BalkanWeb

Ndërkohë që pak ditë më parë, lojtari me origjinë shqiptare por i lindur dhe rritur në shtetin fqinjë të Greqisë, aludoi për pazare në Fshf. Sipas tij në kombëtaren shqiptare nuk egziston meritokracia, kush paguan ai luan.

“Unë vendosa te luaj per Greqin sepse tek Federata Shqiptare ka korrupsion, nuk luajnë lojtarët që e meritojnë në formacion. Une luaj titullar me Olyimpiakosin ndërsa trajneri Alban Bushi aktivizonte lojtarët nga Seria C e Seria D. E shikoja vetë që fusnin miq dhe jepnin lek për të luajtur titullar. Tek Shqiperia nuk luan ai që ka talentin por ai që ka mikun dhe lekun” tha Ndoj.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat