Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku bëjnë “paqe”, çfarë i bëri bashkë dy ish miqtë e vjetër?

Miqësia mes dy aktorëve të njohur të humorit nisi nga emisioni i Luana Vjollcës dhe janë pajtuar po aty. Raporti mes Ermalit dhe Besit, u prish pas një deklarate që bëri ky i fundit në emisionin “Shiko kush luan”.

Në atë kohë deklarata e Besit se ai bën komedi ndërsa Ermali biznes solli reagimin publik të Ermalit, ai u shpreh se ishte “e vërtetë që më njoftove për diçka të tillë por jo tamam siç ishte komenti ironik për filmin, shitjet, Kanën dhe Kamzën dhe mbi të gjitha për Encën”.

Ditët e fundit, Ermali ka zbuluar se ka rregulluar raportin me Besin. Ndërmjetësuesi ka qenë vetë Luana. Kësaj radhe në “Zemër Luana”, emisioni që sapo ka nisur në TV Klan. Besi ka rolin e kapitenit në emision ndërsa Ermali duket se do të jetë i ftuari i radhës.

Përmes një video në Instagramin, Ermal Mamaqi tregoi se është rregulluar me Bes Kallakun. Në videon që ka ndarë Ermali, Luana ka shkruar: “Kush ju bëri bashkë sërish çuna” ndërsa nuk ka munguar një replikë nga aktori.

Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”. Ermali vjen këtë herë me një libër motivues. “Në garë me veten” është një libër që do të nxisë lexuesit të bëhen versioni më i mirë i vetes duke mësuar hapat sesi të arrijnë suksesin dhe qëllimet.

Pikësynimi i Ermalit prej vitesh ka qenë të motivojë njerëzit të organizojnë jetën dhe të ndryshojnë mendimet. Tani çdokush do e ketë më të thjeshtë të mësojë këto metoda falë librit “Në garë me veten”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat