Aktori i njohur jep lajmin surprizues! Do rifillojë seriali “Njerëz dhe Fate”, është gati!

“Njerëz dhe Fate”, është një nga serialet më të pelqyera që mund të jenë transmetuar në televizionet shqiptare. Ndonse kanë kaluar thuajse 20 vite nga shfaqja e tij në RTSH, edhe sot është i freskët në mendjet tona.

Ajo çfarë e bëri atë serial të gdhendët në mendjen e njerëzve, është ndërthurja e ngjarjeve të filmit me realitetin e prekshëm të asaj kohe. Normal pa harruar kastin e mrekullueshëm të aktorëve pjesmarrës.

Për shumë vite me rradhë është kërkuar nga shikuesit rikthimi i serialit me episode të reja, kjo gjë asnjëherë nuk u realizua.

Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori kryesor i këtij Serial, Arben Derhemi që në film mban emrin Flori, ka dhënë lajmin e shumëpritur në krah të Robert Ndrenikës.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..” ka shkruan aktori pa shpjeguar më gjatë. Menjëherë kanë vërshuar komentet e shumta pozitive.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat