Marrdhënia e Ronaldos me Manchester United prek fundin, hiqet piktura murale e portugezit nga Old Trafford

Siç duket, rikthimi i Ronaldos në klubin anglez pasi aty mori hovin e madh të karrierës nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pesë herë fituesi i topit të artë, në shumë raste ka ngel në hije. Cristiano ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj Manchester United.

Ndërkohë së fundmi, “Sky Sport” ka publikuar një video ku shihet mjaft qartë se si puntorë të Old Trafford po heqin pikturën morale të 37-vjeçarit. Kjo tregon se i ka ardhur fundi qëndrimit të portugezit në në klub, ai nuk është më i dëshiruar në Manchester.

Kujtojmë se në një intervistë me Piers Morgan për TalkTV, të publikuar të dielën, Ronaldo u pyet nëse hierarkia e United po përpiqej ta largonte atë nga klubi. Përgjigjia e Ronaldos ishte:

“Po, jo vetëm trajneri (Ten Hag), por dy-tre djem të tjerë rreth klubit. U ndjeva i tradhtuar”, tha ai.

“Po, ndihem i tradhtuar dhe ndjeva se disa njerëz nuk më duan këtu, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat