Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e Lear Kurtit

Vdekja e 32 – vjeçarit ,Lear Kurti, në duart e policisë, ndërkohë që po shoqërohej në komisariatin numër 3 të kryeqytetit, me 19 teror shkaktoi reagime të shumta dhe madje u zhvillua një protestë në në lidhje me ngjarjen, ku fajësohej në mënyre direkte policia e shtetit .

Ndërkohë që ditën e sotme është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e të riut dhe sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë.

NJOFTIMI I PROKURORISË
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti.

Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:

Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës).

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat