Ismail Kadare jep lajmin surprizues: po shkruaj diçka

Pas katër vitesh mungesë, Kadare është rikthyer në Panairin e Librit për të takuar lexuesit e tij.  “Lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë. Ne shkruajmë për ju; ne e kemi mendjen te ju; ne duam të dimë çfarë mendoni ju, a në pëlqeni, a s’na pëlqeni”, u shpreh Kadare.

Ismail Kadare ka ndarë lajmin e mirë duke thënë se në shtëpinë po shkruan diçka. “E kam ndjerë mungesën e lexuesit. Nuk krahasohet me asgjë tjetër. Aktualisht, jam duke shkruar diçka”.

Botuesi Bujar Hudhri është kujdesur të pyesë për shumë nga kërshëritë e publikut dhe medias, sa i takon punës, mendimit dhe padiskutim qëndrimit të shkrimtarit të madh përballë lexuesit shqiptar.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat