Kurti dhe Vuçiç takohen të hënën në Bruksel/ Vuçiç: Nuk jam optimist

Në mëngjesin e së hënës, do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb ,Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Synimi është gjetja e një marrëveshjeje për vendimin e qeverisë së Kosovës për riregjistrimin targave të serbëve, gjë nuk është pranuar prej tyre.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës tha se Kurti do të udhëtojë drejt Brukselit mbrëmjen e së dielës pa dhënë më shumë detaje për mundësinë e një marrëveshjeje. Ndërsa presidenti serb tha në një intervistë për mediat vendase se nuk ishte optimist për takimin.

Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti edhe kushtet e Beogradit duke theksuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si anulimin e vendimit për targat. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar në vazhdimësi qeverisë së Kosovës të shtyjë afatin për riregjistrimin e targave dhe të nisë zbatimin e asosacionit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat