Marsela Çibukaj është fituese e “Kënga Magjike 2022”

Marsela Çibukaj është shpallur fituesja e festivalit “Kënga Magjike” 2022. Alban Ramosaj, i cili ishte fituesi i vitit të kaluar bashkë me Pirro Çakon i dorëzuan kupën fitueses. Kënga “I paftuar” u rëndit e para pas kombinimit të votave që dhanë artistët për njëri-tjetrin, sms-ve nga publiku dhe votave të jurisë.

Në mbrëmjen e sotme që u qujt Grand International Final, në skenën e Pallatit të Koncerteve, u ngjitën 23 artistë, prej të cilëve 13 ishin artistë shqiptarë dhe 10 ishin artistë të huaj nga vende të ndryshme.

Përveç fituesit, u morën çmime edhe për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe gjithashtu edhe për artistët e rinj më të mirë në festival.

Mbrëmja ishte e mbushur me plot surpriza. Një nga ato ishte edhe prania e kryetarit të Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe producenti i famshëm amerikan Angelo Doc Velasquez.

Ky ishte edicioni i 23-të “Këngës Magjike”, që në vitët e fundit është zgjuar ndjeshëm pasi shumë artistë nga shumë vende të Botës janë bërë pjesmarrës në festival.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat