Historike! Xhubleta pjesë e trashëgimisë botërore në Unesco

Një lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë ka ardhur ditën e sotme nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ajo bëri me dije se Xhubleta është bërë pjesë e trashigimisë botërore dhe tashmë do mbrohet në UNESCO.

“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit”, ka shkruar ministrja e Kulturës në Facebook.

https://fb.watch/h63Go2zuRi/?mibextid=qC1gEa

Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Xhubleta 4 000-vjeçare tashmë do të jetë pasuri e gjithë njerëzimit, dhe një krenari për Kombin tonë.

Xhubleta ju shtua listës së pasurive tjera Shqiptare si Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe isopolifonia të cilat janë pjesë e listës së pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat