“The Times” zbulon detaje nga telefonata e Ramës me Rishi Sunak

“The Times” i ka kushtuar një artikull emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, duke u ndalur edhe tek biseda telefonike e kryeministrit Edi Rama zhvilluar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

“The Times” shkruan se kryeministri Rama dhe homologu i tij britanik kanë biseduar dhe janë dakorduar se do të punojnë së bashkë për të trajtuar çështjet që lidhen me kërkesat për azil dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

“Shqiptarët të cilët abuzojnë me ligjin britanik për të shmangur dëbimin, mund të kthehen në Shqipëri dhe pretendimet e tyre për t’u trajtuar si viktima të skllavërisë moderne do të mund të shqyrtohen në vendin e tyre.

Emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria gjithashtu mund të kthehen në vendin e tyre përpara se të shqyrtohen ankesat kundër kërkesave të refuzuara për azil.”- thuhet më tej në artikull.

Planet pritet të jenë pjesë e një marrëveshjeje të re të kthimit të shpejtë, e cila mori edhe një hap pozitiv pas bisedës telefonike të zhvilluar nga Rishi Sunak me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Dyshja “ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”, tha Downing Street.

Ka pasur një rritje të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe përmes varkave gomoneve, sidomos këtë vit. Rreth një e katërta e 43,400 emigrantëve që kanë kaluar Kanalin kanë qenë nga Shqipëria.

Doëning Street tha se Sunak dhe Rama diskutuan për “mbylljen e çështjeve që po pengojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat