Tea Trifoni pjesë e “Big Brother Vip?”


Tea Trifoni, vajza që rrëmbeu vëmendjen e publikut në edicionin e dytë të “Për’puthen”  dhe një nga  moderatoret e edicionit të parë të “Goca dhe Gra”  , flitet se ka pranuar ftesën e produksionit  për tu bërë pjesë  e Big Brother Vip Albania. 

Në një “Ask me a question” Tea kundrejt pyetjes nëse ka ndonjë plan të rikthehet në televizion, ajo është përgjigjur duke thënë:

“E kam një plan , por të shohim!”

Tea u kthye në personazhin më të komentuar dy vite më parë, për shkak të lidhjes së krijuar në emisionin e “Përputhen” , por u komentua edhe në vazhdim për histori të tjera dashurie apo një shtatzani të mundshme.

Nuk është akoma zyrtarisht e konfirmuar, por mendohet se  BBV  do të ndezë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e 24 Dhjetorit. Deri tani personazhet që përfliten të jenë banorë të kësaj shtëpie janë: Gent Hazizi, Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli dhe Kejsi Medini.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat