“Tërbohet” Ankaraja: Aeroplanët grekë bllokuan sërish një fluturim të NATO-s

Një njoftim i ri, i dyti në tre ditë u lëshua mëngjesin e së martës nga Ministria turke e Mbrojtjes, sipas të cilëve, avionët grekë të hënën më 19 dhjetor “ndërhynë” në avionët turq që merrnin pjesë në një stërvitje të NATO-s në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Egje.

“Aeroplanët grekë bllokuan sërish një fluturim të NATO-s! Avionët luftarakë dhe mbështetës të Forcave tona Ajrore dhe avioni i paralajmërimit dhe kontrollit të hershëm (AWACS) i drejtuar nga NATO kryen misionin e përbashkët stërvitor NEXUS ACE, për të cilin të gjithë aleatët ishin informuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare të Egjeut.

Misioni NEXUS ACE i NATO-s u tentua të ngacmohej nga avionët grekë, megjithatë misioni u krye me sukses, me përgjigjet e dhëna nga avionët e Forcave tona Ajrore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Turqisë.

Kujtohet se vetëm tre ditë më parë, konkretisht më 17 dhjetor, Turqia foli sërish për ngacmime nga avionët luftarakë grekë gjatë një misioni stërvitor të NATO-s në Egje.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat