E besoni dot ? Banka Qendrore e Argjentinës ‘po planifikon të vendosë fytyrën e Lionel Messit në një kartëmonedhë 1000 peso’

Sipas gazetës El Financiero Banka Qendrore e Argjentinës po shqyrton një propozim për të paraqitur fytyrën e Messit në kartëmonedhën prej 1000 Peso (afërsisht 4,75 £) – një lëvizje që do të ishte një shenjë për fanellën e tij ikonë me numrin 10.

 Messi feston në finalen e Kupës së Botës. Në raport thuhet se ideja fillimisht u hodh si shaka. Megjithatë, shefat e bankës Eduardo Hecker dhe Lisandro Cleri – të cilët janë të dy tifozë të mëdhenj të futbollit – e pëlqyen sugjerimin.

Heckler madje shkoi aq larg sa të deklaronte se një kartëmonedhë Messi do të ‘zgjonte shpirtin koleksionist të argjentinasve’.

 Argjentina ka një histori të marrjes së këtij lloj vendimi gjithashtu, pasi ka nxjerrë një koleksion të monedhave përkujtimore kur kombi fitoi Kupën e Botës së parë në 1978.



Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat