Albina Kelmendi është fituese e edicionit 61 të festivalit të këngës në Rtsh

Ka perfunduar edicioni i 61 i festivalit të këngës në RTSH. Fitues u shpall Albina & familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Në natën finale kaluan 21 artistë, 16 këngëtarë ishin Big dhe 5 prej tyre ishin këngëtarë të rinj. 

Risia e këtij viti ishte se si asnjëherë tjetër fituesi u zgjedh nga votat e publikut me sms. Pas numërimit të votave nga smst e publikut, vendin e parë e mori Albina & familja Kelmendi.

Kënga “Duje” do jetë perfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, i cili do zhvillohet në Liverpool vitin e ardhshëm. 

Gjatë spektaklit u ndan edhe çmime nga juria. Tre çmimet e para sipas jurisë ishin: 1-Elsa Lila 2-Albina & familja Kelmendi 3- 2Farm. Çmimin e karrierës e mori Rovena Dilo ndërsa çmimin artistja më e mirë deputuese e mori Erma Mici.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat