160 mijë euro, “Stresi” fiton Big Brother VIP Kosova

Arkimed Lushaj, i njohur për shqiptarët si Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova.

Reperi shqiptar, pasi qëndroi për 103 ditë në shtëpinë e famshme, triumfoi duke ‘rrëmbyer’ edicionin e parë të këtij reality show.

Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 160 mijë eurosh, nderkohe qe nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.

Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi dhe më pas Xhuli.

Stresi eshte kengetar i muzikes rep ne skenen shqiptare por ka aktivitet edhe ne Kosove dhe ne diaspore.

Ai perbente nje risi me hyrjen e tij ne BBA VIp pasi nuk ishte ekspozuar asnjehere para publikur 24/24.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat