Iliri i “tërheq veshin” Sabianit: Kur e di çfarë vajze ke nuk ka arsye përse të futesh në BBV

Ilir Shaqiri ishte i ftuari i Ermal Peçit në emisionin “Më prit në fundjavë” në RTSH.

Mes shumë rrëfimeve ai foli edhe për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP dhe nëse do vepronte si miku i tij, Sabiani që hyri sërish.

“Absolutisht jo. Ndoshta një edicion vetëm më fituesit. Sabiani shkoi për një problem familjar aty, nuk u fut për të fituar spektaklin”, tha Iliri.

Po nëse vajza e Ilirit do të ishte në shtëpi do futej edhe Iliri?

“Jo nuk do futesha. Kur njeriu është mazhoren e mbi të gjitha kur di çfarë vajze ke nuk ka arsye përse të futesh apo ndërhysh”, u përgjigj balerini.
Iliri tregoi më tej se është gati projekti ‘Isola de famosi’.

Balerini I njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian.

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat