Si reagoi mësuesja e Luizit pas bisedës mes djemve

E ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë  motra e një prej konkurrentëve të Big Brother.

Bëhet fjalë për Suzi Osmanin e cila është motra e Gertit. Ajo ka treguar edhe reagimin e nënës së saj pasi u bë publike fakti që ajo ka qenë mësuesja fillore e Luizit.

Neada Muçaj: Gerti ka fituar dhe simpatinë e Luizit, më saktë Luizi ka thënë që t’i i shpëton nominimit, nga unë nuk do kesh asnjë lloj ngacmimi sepse në oborr ata kanë ndarë një bisedë, ku mesa duket mamaja e Gertit ka qenë mësuesja e fillores së Luizit, zonja Donika.

Suzi Osmani: Shumë interesante në fakt, ku u zgjova në mëngjes shoh telefonin me shumë njoftime, thashë çfarë ka ndodhur dhe shoh videon dhe them waw. Ishte dita e vetme, një nga ditët shumë të rralla të mijat që zgjohem në 10 se zakonisht çohem herët se i kam kalamajtë e vegjël dhe thashë një ditë që fjeta unë u bë nami.

Ishte shumë koincidencë interesante në fakt. I them mamit moj po ti pse s’na i ke treguar dhe më tha ku di unë, nuk ka rënë muhabeti. I thashë po Gerti nuk e dinte? Më tha nuk e di nëse ja kam përmendur, nuk e mbaj mend. Domethënë nuk është diçka shumë e diskutueshme, por ishte rastësi.

Blendi Salaj: Unë e kam dëgjuar Gertin të flasë në një rast e të thotë që ai nuk ka dashur të ngjitet pas Luizit që të përfitojë, duket që është një natyrë krenare.

Suzi Osmani: Është e vërtetë, nëse ka një gjë që e ka përmendur para se të futet aty është kjo që nuk dua të futem sikur jam futur për Luizin, pavarësisht se jemi nga Shkodra, jemi krenarë për prejardhjen dhe mbështesim njerëzit që i kemi patriotë, por nuk është që u fut aty si fans. E shikoj që përpiqet të mos shkojë aty ku është Luizi të nëjë lëvizje që t’i rrijë nga pas, apo të bëjë lojën që t’i pëlqejë Luizit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat