Çfarë ndodhi? Marash Kumbulla nën hetim në Itali

Futbolli në Itali duket se nuk ka ditë të qeta, teksa së fundmi Roma, Lazio dhe Salernitana janë vë nën hetim nga autoritetet për mashtrime me financat.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Guardia di Finanza sekuestroi gjithsej rreth dhjetë kompjuterë të kompanisë  dhe pesëmbëdhjetë telefona celularë që u përkisnin gjashtëmbëdhjetë drejtuesve nën hetim.

Si shqiptari Marash Kumbulla u bë njeriu i besuar i Jose Mourinho-s

Hetuesit po synojnë të kapin bisedat mes drejtuesve të klubit, të cilët mund të ofrojnë prova për krimet që po hetohen, për komunikime të rreme të korporatave, deklarime mashtruese përmes faturimeve të rreme dhe në rastin e Lazios, edhe për lëshimin e faturave për operacione që nuk ekzistojnë. Sërish sipas Gazetës supozohen vlera të fryra ndërmjet 30 dhe 50%.

Nën hetim mund të jetë dhe transferimi i lojtarit shqiptar Marash Kumbulla, teksa skuadra kryeqytetase.

Në rast se autoritetet arrijnë të zbulojnë parregullsi, jo vetëm klubi, por dhe lojtari rrezikon të dënohet. 

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat