A do bëhet e mundur? Babai i Messi-t takim “kokë më kokë” me Presidentin e Barcelonës

Rikthimet janë gjithmonë të bukura. I tillë do të ishte edhe ai i Lionel Messit te Barcelona.

Fansat katalanas duhet vërtetë ta besojnë këtë gjë, të paktën sipas asaj që shkruhet në të përditshmen online të Marcas.

Mosmarrëveshjet në Paris Saint-Germain mund të peshojnë shumë, me të ardhmen e “Pleshtit” në Paris që mbetet për t’u parë.

Sipas asaj që shkruhet në këtë javë ka patur një takim mes presidentit të Barcelonës, Joan Laporta dhe Jorge Messi, babait dhe agjentit të yllit argjentinas.

Takimi mes palëve ka zgjatur diku te gjysmë ore, por nuk është folur për asnjë marrëveshje, nuk është prekur ekzaktësisht tema e një rikthimi të mundshëm, por besohet se janë hedhur themelet për të ardhmen.

Fakti që te Barça është trajner Xavi flet vet, pasi dihet raporti miqësor i tyre.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat